Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Mos i humb

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

Gjithsej 1.784.435 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, me një rritje prej 13.742 rastesh të reja, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 42.698, me 294 viktima në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.230 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.258 dhe Maroku me 3.625.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 723.682 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 215.294 raste dhe Egjipti me 107.376.

Deri më tani, 1.466.052 persona të infektuar janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit