Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Mos i humb

Rusia: Kemi luftuar ISIS, i ndaluam sulmet e planifikuara prej tyre pranë Moskës

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka shpërbërë një qelizë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që ka qenë duke...

Anglia plan për të rihapur stadiumet për tifozët, vendimi hyn në fuqi pas përfundimit të Lock-Down ll në dhjetor

Anglia ka një plan konkret për të rihapur stadiumet për tifozët pas një mbylljeje të tyre prej marsit që lamë pas, shkruajn mediat...

Përlotet Joe Biden, kujton të birin që i vdiq nga kanceri gjatë bisedës me infermierët

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa ka kujtuar të birin e ndjerë, gjatë një...

Drejtoria Vendore e Kufirit: Në drejtim të Malit të Zi mund të kaloni vetëm me tampon

Shkodër- Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ka njoftuar qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se...

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre të telefonit celular.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, procesi gjyqësor buron nga raportet e mediave në korrik se aplikacioni për ndarjen e fotografive dukej se po përdorte kamerat e iPhone edhe kur ato nuk po përdoreshin në mënyrë aktive.

Facebook mohoi raportet dhe fajësoi një defekt, të cilin tha se po e korrigjonte, për shkaktimin e atyre që i përshkroi si njoftime të rreme se Instagram po përdorte kamerat e iPhone.

Në ankesën e depozituar të enjten në gjykatën federale në San Francisco, përdoruesja nga New Jersey e Instagram, Brittany Conditi pretendon se përdorimi i kamerës nga aplikacioni është i qëllimshëm dhe është bërë me qëllim të mbledhjes së të dhënave “fitimprurëse dhe të vlefshme për përdoruesit e saj“.

Duke “marrë të dhëna personale jashtëzakonisht private dhe intime për përdoruesit e tyre, përfshirë privatësinë e shtëpive të tyre”, Instagram dhe Facebook janë në gjendje të mbledhin “njohuri të vlefshme dhe hulumtime të tregut”, sipas ankesës.

Dhe siç shkruan më tej Bloomberg, Facebook nuk pranoi të komentonte.

Bloomberg thekson se në një padi të ngritur muajin e kaluar, Facebook u akuzua për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për të “korrur” në mënyrë të paligjshme të dhënat biometrike të më shumë se 100 milionë përdoruesve në Instagram.

Facebook e mohoi pretendimin dhe tha se Instagram nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bashkimi Evropian planifikon qasje në ilaçe me çmimet të përballueshme

Komisioni Europian miratoi dje një plan për të siguruar qasje në ilaçe, veçanërisht në ato të përgjithshme, në të gjithë BE dhe...

15 të vdekur dhe 775 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903...

”Premtime boshe”, Basha nga Thumana: Sot në 1-vjetorin e tërmetit zotohem se do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund katastrofës

Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar nga Thumana në këtë 1-vjetor të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019 se do...

Nga 1 dhjetori mësimi i alternuar, Ministrja e Arsimit: Klasat e arsimit fillor dhe maturantët vijojnë në mjediset fizike

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në...

COVID-19, Shtëpia e Bardhë konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet europiane

Administrata e Donald Trump po konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura për udhëtarët europianë marsin e kaluar, për frenimin e...