Merkel: Brexit, edhe më i vështirë

Mos i humb

Një ditë pasi krerët e BE-së sinjalizuan vazhdimin e negociatave të Brexit-it, Angela Merkel paralajmëron se këtej e tutje procesi ka për të qenë më i vështirë e në fazën e dytë do të jetë i mbushur me probleme.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron, shefja e ekzekutivit gjerman e bëri të qartë se kjo temë do t’i kushtojë kohë dhe energji Bashkimit Europian, ndaj shpreson shumë që të ruhet uniteti.

“Vendimi formal për vazhdimin e bisedimeve të Brexit përbën një hap përpara, megjithatë tani nis pjesa më e vështirë e punës. Vendet anëtare kanë bashkëpunuar mjaft mirë dhe shpresoj që ky unitet të ruhet edhe në të ardhmen, por nuk kam asnjë iluzion se sapo të dalin në pah interesat kombëtare ekonomike në raport me Britaninë e Madhe, ky unitet mund të vihet në rrezik”, tha Merkel.

Diplomatët e BE-së paralajmëruan që përpara takimit se ky është “samiti i fundit i lehtë” lidhur me shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker gjithashtu ka lënë të nënkuptohet se bisedimet e ndërlikuara të divorcit me Londrën do të jenë “shumë më të vështira”.

Gjatë vitit 2018, Brexit-i pritet të ofrojë shumë më tepër material konflikti sesa deri më sot./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit