Mesazhet e Yuri Kim për Tom Doshin, Meta: E dimë shumë mirë kush kandidoi persona me 3-4 emra nëpër Bashki e Parlament, qytetarët të zgjedhin…

Mos i humb

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kërkon qartazi që Tom Doshi mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta thotë se nuk ka arsye të shmanget nga çështja më e madhe që ka vendi, por thotë se dihet shumë miër në Shqipëri kush kandidoi persona me 3-4 emra në krye të Bashkive e Parlament pavarësisht ligjit të dekriminalizimit.

Ai thotë se qytetarët kësaj here kanë shansin që të zgjedhin jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin dhe duhet të votojnë përfaqësuesit më me integritet.

PYETJA: Si e vlerësoni qëndrimin e Yuri Kim për kandidimin e Tom Doshit, dhe indiferentizmin e këtij të fundit ndaj deklaratave të ambasadores.

ILIR META: Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. Ne e dimë që kemi një histori të dhimbhsme, një ligj për dekriminalizimin, e dimë shumë mirë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë, se kush kandidoi me 3-4 emra në krye të bashkive e parlament, e kudo.

Ajo që dua të thkesoj, në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira, përsëri qytetarët kanë mundsi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve, 12 në shkallë vendi, as 2, as 3. Jo vetëm të zgjedhin 1 nga 12 apo 13, aty ku  ka dhe të pavarur, por dhe brenda listës për atë opsion politik që është më i miri, kanë sinjalin për kandidatin dhe kandidaten që besojnë më shumë. Ftoj qytetarët që të votojnë me bindjen e tyre, për alternativën që i përfaqëson më mirë, edhe për kandidatin apo kandidaten me më integritet, që do jepej një mesazh i mirë për kryetarët dhe kryetaret për listat për të ardhmen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit