Mete: 50 milionë euro për transportin e gjelbër të Tiranës

Mos i humb

Kuvendi nisi sot diskutimet për marrëveshjen me bankën gjermane KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur e vlera e huasë është 50 milionë euro, me terma të butë nga qeveria gjermane përmes KfW dhe shoqërohet me një grant prej 31 milionë eurosh nga korniza e investimeve për Ballkanin perëndimor WBIF.

“Shkon në linjë me politikat e gjelbra dhe mbrojtjen e mjedisit dhe synon përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të transportit publik në qytetin e Tiranës”, tha Mete.

Përmes këtij projekti, vuri në dukje ai, mundësohet ndërtimi i sistemit BRT (bus rapid transit) në 3 prej korridoreve kryesore të transportit publik në qytetin e Tiranës.

“Ndërhyrja është parashikuar në tre nga linjat kryesore në Tiranë ku do të vendosen autobusët elektrike me korsi të dedikuara duke e bërë transportin më të shpejtë dhe më miqësor me mjedisin. KfW do të asistojë edhe implementimin e projektit, i cili është parashikuar të përmbyllet deri në vitin 2029. Është për t’u vlerësuar mbështetja e partnerëve tanë në bashkëpunimin edhe për realizimin e këtij projekti”, deklaroi ai.

Sipas Metes, huaja është e parashikuar në planin vjetor të huamarrjes për vitin 2024 dhe 4 vite është pa interes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit