Milaim Zeka për taksën: Presidenti e ka ditur fundin e këtij vendimi, kryeministri duhet ta kuptojë lojën

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka e ka komentuar gjendjen aktuale sa i përket qështjes së taksës ndaj Serbisë. Sipas tij presidenti Thaçi, ka qenë në dijeni për fundin e kësaj ideje, andaj nuk e ka kundërshtuar një vendim të tillë.

Zeka, përmes një statusi në faqën e tij zyrtare, ka shkruar më tutje se partnerët e koalicionit ia kanë lëshu në dorë pataten e nxehtë kryeministrit dhe se ai duhet ta kuptojë lojën e cila është duke ju bërë prej fillimit përmes kësaj takes.

“Hiq nuk po e kuptoje pse Ramushi mu ba kurban për të tjeret?!!!”, ka shkruajtur Zeka në postimin e tij.

Ky është postimi i plotë:

Amerika dhe Brukseli edhe kur nuk kane, prap kane te drejte

Dy fjale rrethe taxes

Idene e taxes e filloi ish ministri i Nismes, Bajram Hasani. Disa krere te Nismes desh e kryqezuan sikur Krishtin. Shkoi Bajrami.

Tani i shkrepi idea Enver Hoxhes e Kadri Veselit ( sipas presidentit Thaçi), Endrit Shales, sipas Nismes, edhe Kryeministri Haradinaj u anashkalu komplet.

Tash pikerisht njeriu i cili mori vendim per kete taxe, Ramush Haradinaj, po therret kurban nga PDK, Nisma dhe Akr. Presidenti eshte i vetmi rast qe ka qenderuar neutral. Madje me shume krenari e thoshte publikisht: Mu nuk me ka pyetur njeri.

Presidenti Thaçi, prej fillimit e ka kundershtuar kete vendim, jo pse ka qene kunder, po pse Amerika dhe Brukseli ishin kunder. Thjeshte, presidenti e ka ditur fundin e ketije vendimi, andaj edhe eshte konfrontuar edhe me Kadri Veselin.

Kur kryetari Veseli shkoi ne Amerike, atje ja thane haptazi: Gabim keni bere. Nuk mundeni mu sjelle me shtetin sikur te ishte ara e babes.

Krejte kete patate te nxehte, partneret e koalicionit ja kane leshu ne dore Ramush Haradinajt. Kryeministri duhet ta kuptoje lojen qe eshte bere prej fillmit permes kesaje taxe.

Personalisht mendoje qe hisetaret me te medhenje te lirise dhe pavaresise tone, Amerika dhe Brukseli, nese na thone hiqeni, duhet hequr. Nese nenat suedeze nuk u kane dhene femijeve te tyre qumesht gjerman gjate LDB, pse ky popull te mos i bojkotoje vullnetarisht produktet serbe?!!!

Hiq nuk po e kuptoje pse Ramushi mu ba kurban per te tjeret?!!!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit