Miratohet projekt-buxheti për vitin 2023, ministrja Ibrahimaj flet pas mbledhjes së qeverisë: Parashikojmë rritje të ekonomisë me normë 2.6 %

Mos i humb

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije sot pas mbledhjes së qeverisë, se është shqyrtuar projekt-buxheti për vitin 2023, ndërsa tha se gjatë këtij viti parashikohet që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 % në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë.

Ministrja Ibrahimaj tha se gjatë viti të ardhshëm parashikohet që inflacioni të fillojë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6%.

“Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë. Lidhur me parametrat ekonomikë, kemi disa skenarë, parashikojnë një recension teknik të vendeve të BE e kjo është arsyeja pse e kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% që e kishim në fillim të këtij viti në 2.6%.

Marrim parasysh që rreziqet që lidhen me parashikimin për vitin e ardhshëm janë në krahun rënës e ky projekt buxhet do bëjë të mundur të krijojë hapësirat që ekonomia të përballojë rreziqet në një formë të duhur e solide duke krijuar hapësira për çdo goditje që mund të vijë në të ardhmen

Projekt-buxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla”, tha ajo.

Në mbledhje po ashtu është diskutuar për amnistinë fiskale si dhe për sigurinë kibernetike.

“Amnistia fiskale është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në projekt buxhetin që miratuam. Është ende në konsultim publik me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Roli i Presidentit të Republikës është që të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare. Diskutuam për sigurinë kibernetike ku çdo institucion raportoi mbi masat e marra, nivelin e goditjes dhe masat që do të merren në vijim”, u shpreh ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit