Sakaq, ajo shtoi se Akademia është kthyer në një skutë politike dhe është bërë pjesë e shtetit që ka në dorë të gjitha pushtetet.

Deklarata e plotë:

Ceremonia që ndoqët sot duhet të ishte një ditë feste për shkencën dhe mendimin shqiptar. Siç e prisnim dhe siç e patë, nuk rezultoi më shumë se një plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur, një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë.

Për faktin e thjeshtë dhe fatin e keq, se Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet.

Një Akademi shkencash serioze do të kishte folur ndërkohë për udhëkryqet ku gjendet Shqipëria:
Për dramën e shpopullimit;
Për Ballkanin e Hapur që, nën maskën e lirisë, kthen ditët e Jugosllavisë;
Për rrënimin e trashëgimisë kulturore, si në rastin e Butrintit, ku kryetari i Akademisë tha se nuk i kishte pyetur njeri;
Për tekstet shkollore me plot marrëzira, ndër të tjera prindi 1 dhe prindi 2;

Për idenë kombëtare, apo ku po shkon kombi në 100 vjetëshin e dytë të ekzistencës si shtet.
Vepra e vetme në shkencë e Akademisë mbetet pamfleti udhëzues për Covid-19, një doracak i shkarkuar në internet.

Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, nje kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes.

Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.
Ju lujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia.

Ju kujtojmë se “Ligji për Akademinë e Shkencave” eshte antikushtetues, sepse Asambleja e ASH ka marrë kompetenca qe i ka vetem parlamenti, duke miratuar kryetarin pa dekret.

Dekretimi i Kryetarit te ASh eshte komptence eksplicite e Presidentit e shprehur ne kushtetute.
Në këto kushte nuk kemi Akademi që përcakton programacionin e kombit dhe të shtetit, por një seksion të pushtetit të Edi Ramës.

Edi Rama e ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunzimit.
Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.

Partia Demokratike do ndjekë te gjitha hapat e nevojshëm, ne gjykatat kombetare edhe nderkombetare, qe Akademia të mos jete pensionim luksi per politikanet e fundit te diktatures, por institucion i pavarur nga politika, institucion mendimi dhe qendrimesh publike ne te mire te zhvillimit të shtetit dhe kombit.