Moon sinjalizon shpresë për gjetjen e të vdekurve të Luftës Koreane

Mos i humb

 

 

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shpalosi planin e tij për të gjetur mbetjet e zhdukura të ushtarëve të Luftës Koreane, duke sugjeruar se marrëdhëniet më të mira me Korenë e Veriut do të mundësonin një kërkim të plotë të Zonës së Demilitarizuar që aktualisht ndan të dyja anët.

Qindra mijëra anëtarë të shërbimit ushtarak mbeten të zhdukur që nga lufta, e cila përfundoi me armëpushim dekada më parë.

Njëqind e gjashtëdhjetë e pesë prej ushtarëve të zhdukur kishin ardhur nga Turqia, e cila ishte një nga kombet e para që iu bashkua luftës në anën e Koresë së Jugut pas sulmit të Veriut më 25 qershor të vitit 1950.

Brigada turke dërgoi rreth 15.000 trupa, ndërsa humbja e më shumë se 1.000 ushtarëve të saj përfaqësonte përqindjen më të lartë të viktimave të aleatëve, duke forcuar marrëdhëniet “vëllezër gjaku” me Korenë e Jugut.

Premtimi i Moon për të gjetur të vdekurit e zhdukur erdhi gjatë adresimit të tij në Ditën e Përkujtimit, pak ditë përpara takimit të planifikuar mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut që mund të çonjë në arritjen e një traktati paqeje për Luftën Koreane.

“Kur të përmirësohen marrëdhëniet Jug-Veri, ne do të përpiqemi për rikthimin e mbetjeve mortore në Zonën e Demilitarizuar para së gjithash. Ne gjithashtu do të mund të marrim mbetjet e ushtarëve amerikanë dhe të ushtarëve të tjerë të huaj që morën pjesë në luftë”, tha Moon në një fjalim në Varrezën Kombëtare në Daejeon, njoftoi agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të rimarrë eshtrat e ushtarakëve dhe pjesëtarëve të policisë që ranë gjatë Luftës Koreane derisa të gjejmë personin e fundit të mbetur”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit