Trump propozon marrëveshje të ndara tregtare me Kanadanë dhe Meksikën

Mos i humb

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me idenë për negociata të ndara tregtare me Meksikën dhe Kanadanë, që do të nënkuptonte ndërprerjen e marrëveshjes ekzistuese të tregtisë së lirë në Amerikën e Veriut (NAFTA), me tre vende si nënshkruese.

Reagimi i Kanadasë ishte i shpejtë dhe menjëherë e hodhi poshtë propozimin.

“Ne besojmë në marrëveshjen trepalëshe të NAFTA-s që nga fillimi. Ne besojmë se marrëveshja është një kombinim fitimprurës për tre ekonomitë tona dhe që të tre kombet kanë përparuar me nënshkrimin e tij”, tha Andrew Leslie, sekretari i ministrit të Punëve të Jashtme i angazhuar për marrëdhëniet kanadezo-amerikane.

Tregtia midis tre vendeve arriti në rreth 1.1 trilion dollarë në vitin 2016, rreth tre herë e gjysmë më shumë se në vitin e parë të kontratës NAFTA, në vitin 1994.

Negociatat për një marrëveshje të re të NAFTA-s janë duke vazhduar që nga gushti i vitit 2017 dhe u ndërprenë kryesisht për shkak të këmbënguljes së SHBA-ve për përqindjen e lartë të fitimit në pjesët amerikane që përdoren në automjetet e prodhuara në të trija shtetet.

Edhe në qoftë se kapërcehet ky bllokim, SHBA-të gjithashtu duan një klauzolë për periudhën e kontratës e cila kërkon hapjen e negociatave çdo pesë vjet, gjë e cila u refuzua si nga Kanadaja ashtu edhe nga Meksika për shkak se besojnë se kjo do të krijojë një klimë të pasigurtë për investime.

Larry Kudlow, këshilltar ekonomik i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se presidenti i SHBA-ve është duke menduar shumë seriozisht për ndryshimin e drejtimit në negociimin e marrëveshjes NAFTA.

“Ai preferon tani dhe kërkoi nga unë që ta bëj publike, se në fakt është duke u negociuar ndaras me Meksikën dhe Kanadanë”, ka thënë Kudlow për Fox News të martën.

Ai tha se ua kishte dërguar këtë mesazh zyrtarëve që janë pranë kryeministrit kanadez Justin Trudeau të hënën.

Deri më sot, nuk ka pasur pronocim zyrtar publike nga Trudeau.

Kudlow tha se Trump nuk do të heqë dorë nga negociatat për NAFTA-n, por është gjithashtu i interesuar për një qasje të re e cila mund të përfshihet në bisedimet dypalëshe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit