Murphy: Arabia Saudite të zgjidh rastin e zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Mos i humb

Senatori amerikan Chris Murphy tha se rasti i zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi duhet të ndriçohet dhe se konfirmimi i pretendimeve në lidhje me vrasjen e tij paraqet një pikë kthese në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Arabisë Saudite.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post” Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Turqia ka nisur një hetim për zhdukjen e tij, ndërkaq gazetari i Reuters dje njoftoi se Khashoggi u vra në konsullatë, pas kishte kaluar disa ditë si i rrëmbyer.

Khashoggi është i njohur si një kritik i politikave që zbatojnë autoritetet e Arabisë Saudite ndërsa zhdukja e tij ka shkaktuar reagime të ashpra, përfshirë edhe ato nga SHBA.

Redaktori i “The Washington Post”, Fred Hiatt tha se zhdukja e kolegut të tij në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll është e papranueshme dhe se akti monstruoz përbën vrasjen e tij eventuale.

“Nëse pretendimet rezultojnë të sakta, vrasja e gazetarit mund të paraqesë një pikë kthese fundamentale në marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite”, është shprehur në Twitter senatori amerikan dhe anëtari i Komitetit për politikë të jashtme, Chris Murphy

Murphy u bëri thirrje autoriteteve saudite që urgjentisht t’i përgjigjen pyetjes së zhdukjes së gazetarit.

Policia turke është duke hetuar rastin ndërsa dje njoftoi se 15 shtetas dhe zyrtarë sauditë me dy avionë kanë mbërritur në Stamboll dhe kanë vizituar kosullatën saudite që nga zhdukja e gazetarit Khashoggi.

Khashoggi hyri në konsullatë për të marrë dokumentet e kurorëzimit ndërsa e fejuara e tij dje tha se policia turke monitoron me kujdes të gjitha hyrjet dhe daljet nga konsullata që nga momenti i zhdukjes së tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit