NATO i kërkon Iranit të lirojë tankerin britanik të naftës

Mos i humb

Zëdhënësi i NATO-s bëri një deklaratë rreth tensionit në ngushticën e Hormuzit.

NATO njoftoi se tankeri britanik i naftës ‘Stena Impero’ është ndaluar nga Divizioni i Parë i Forcave Detare të Ushtrisë së Gardës Revolucionare iraniane në Gjirin Persik, kinse “për mosrespektimin e rregullave detare”.

Zëdhënësi i NATO-s dënoi ndalimin e tankerit britanik të naftës nga Ushtria iraniane në Ngushticën e Hormuzit, ngjarjet përbëjnë një ‘sfidë të hapur’ për lirinë ndërkombëtare të lundrimit, tha ai.

“Ne e dënojmë ndalimin e dy anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, kjo është një sfidë e hapur për lirinë e lundrimit ndërkombëtar”, u bëjmë thirrje Iranit që menjëherë ti lansojë anijet dhe ekuipazhin e tij “, tha ai.

“Britania, ka bërë të qartë se për të kaluar këtë situatë prioritet i yni është ta përdorim dialogun dhe diplomacinë.

Zëdhënësi i Natos u shpreh se: NATO mbështet të gjitha përpjekjet diplomatike për të zgjidhur këtë situatë. Të gjithë aleatët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për aktivitetet destabilizuese të Iranit”./KosovaPost/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit