Ndërtimi i aksit Orikum-Dukat dhe termocentrali i Vlorës, çfarë thotë ministrja Balluku për dy projektet: Shumë shpejt…

Mos i humb

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se së shpejti nis zbatimi në terren i projetit të rrugës Orikum-Dukat.

“Ky aks pati një shtyrje për shkak të pandemisë, por pa përfunduar nëntori do mbyllen kërkesat e koncensionarit dhe do të hapet kantieri i ndërtimit. Ky projekt është shumë i lidhur edhe me tunelin e Llogarisë, ndaj edhe duhet të avancojë”,- tha ajo.

🔎 EKONOMIA NË FOKUSInfrastruktura kombëtare rrugore, portuale, aeroportuale dhe Plani 28 miliardë Euro i Bashkimit Europian për rajonin në infrastrukturë, energji, digjitalizim👍#RrugëtEuropianeqëDuam🛣#ShqipëriaqëDuam ☀️🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. Oktober 2020

Ndërsa në lidhje me termocentralin e Vlorës, ajo tha se do të vihet në punë falë marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë amerikane për projektet energjetike.

Termocentrali i Vlorës ka pasur dy gara të hapura. Kemi pasur tre kompani që bënë ofertë teknine dhe ranë të treja se nuk përmbushën kushtet.

Kemi arritur një marrëveshje të rëndësishme me amerikantët që të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Kontrata e parë për Skavicën u arrit me Bektel dhe jemi duke finalizuar për të firmosur me një komani të njohur amerikane sa i përket ndezjes së termocentralit të Vlorës me gaz të lëngshëm.

Tjetër projekt është kthimi i një pjese të zonës industriale në port të lundrueshëm për shpërndarjen e gazit të lëngshëm”,- shtoi Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit