Ndodheshin pranë Shtëpisë së Bardhë dhe u goditën nga rrufeja, plagosen katër persona

Mos i humb

Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Dy burrat dhe dy gratë që u goditën, ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë një stuhie të dhunshme, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që ndihmuan viktimat.

Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, ndërsa shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë. Shpesh është e mbushur me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit