Sallatë Me Vezë Dhe Majdanoz – E Lehtë dhe e Shpejtë

Mos i humb

Nëse po kërkoni të mësoni një nga ato sallata të cilat mund t’i merrni me lehtësi në punë dhe janë perfetke për tu konsumuar gjatë një pikniku, keni gjetur recetën e duhur.

Kjo sallatë është perfekte kur vezët dhe përbërësit e tjerë janë të freskëta.

E veçanta e saj qëndron në salcën që do të përgatisni me sallatën e ujit apo siç njihet ndryshe lakërishtë, lakër uji ose purqark.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë nga AgroWeb.org dhe përgatiteni edhe ju për një vakt plot shije dhe vlera.

Përbërësit

6 kokrra vezë

1 tufë majdanoz

1 qepë

½ lugë speca djegës të thatë

70 g lakër uji ose lakërishtë

75 ml vaj ulliri

Përgatitja

Filloni duke zier vezët. Pas kësaj qërojini, pritini në gjysmë dhe lërini mënjanë.

Bashkoni në një mikser sallatën e ujit dhe vajin, duke i spërkatur me pak kripë për shije. Përpunojini dhe lërini mënjanë.

Gjithashtu, përzieni specin djegës të grirë me pak kripë dhe lërini edhe ato mënjanë.

Qëroni dhe prisni hollë qepën, e më pas lani mirë dhe copëtoni majdanozin.

Tani ju mbetet vetëm të bashkoni përbërësit në një enë të përshtatshme për servirje.

Nëse dëshironi që këtë sallatë ta merrni me vete në punë apo për një piknik, vendosini përbërësit në enë të veçanta dhe bashkojini përpara se t’i konsumoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit