Në dy javët e fundit në Greqi kanë kaluar mbi 147.000 refugjatë

Mos i humb

Zyra e Guvernatorit të provincës Edirne të Turqisë, njoftoi se që nga dita kur filloi lëvizja e refugjatëve në Greqi kanë kaluar 147.132 refugjatë.

Në njoftim u rikujtua se 126.827 migrantë të parregullt që vitin e kaluar janë kapur në Edirne, të cilët janë dërguar në qendrat e ridërgimit.

“Që nga 27 shkurti deri më sot gjithsej 147.132 migrantë të parregullt kanë kaluar në Greqi, kalimet vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

– Humbën jetën 3 refugjatë

Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur edhe intervenimi i ashpër i Greqisë ndaj refugjatëve.

Si pasojë e intervenimeve të bëra nga forcat e sigurisë greke të kufirit me gaz lotsjellës, bomba me gaz, plumba të vërtetë dhe plastike kanë humbur jetën 3 refugjatë.

“Si pasojë e intervenimit të Greqisë kanë humbur jetën 3 migrantë, ndërsa janë plagosur 214 të tjerë”, thuhet nga zyra e Guvernatorit.

Ndërkohë, shumë refugjatë të cilët erdhën në Edirne nga qytetet e ndryshme të Turqisë, kryesisht nga Stambolli, janë duke pritur në zonën tampon të kufirit turko-grek dhe përreth për të kaluar në Evropë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit