Në sulmin me bombë në Kabul, 18 të vdekur dhjetra të plagosur

Mos i humb

Në sulmin me bombë në Kabul, Afganistan, të paktën 18 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur 100 të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nusrat Rahimi, deklaroi se në orët e mëngjesit në vendbanimin Mirwais Maidan ndodhi shpërthim.

Rahimi theksoi se shënjestër ka qenë ndërtesa e policisë në këtë rajon. Sulmi është kryer pas aksionit të pjesëtarëve të forcave të sigurisë ndaj celulës së organizatës terroriste DEASH.

Gjatë sulmit 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe 100 tjerë të plagosur të cilët janë dërguar në spital.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët. Në sulmin e djeshëm ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kabul humbën jetën pesë persona, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit