Në varfëri ekstreme dhe pa energji elektrike, pamjet nga banesa ku u gjet i pajetë 47-vjeçari ne Klos

Mos i humb

Dalin pamjet e para nga banesa në Klos, ku u gjet i vrarë 47-vjeçari Ylber Lezi, i cili dyshohet se ëshët qëlluar me sopatë në kokë nga e bija.

Në foto duket se familja jetonte në kushte ekstreme te varfërisë dhe se në kullën ku banonin nuk kishin as energji elektrike.

Elezi dyshohet se është vrarë nga familjarët pas një sherri në familje.

Kanë qenë banorët e tjerë ata që lajmëruan policinë për konfliktin që po ndodhte në familjen Elezi.

Sapo shkuan në vendngjarje, policia hasi në rezistencë për të hapur derën e banesës.

Ka qenë bashkëshortja e viktimës e cila shfaqi rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të policisë.

Uniformat blu thyen derën e banesës dhe hynë brenda.

Aty gjetën të vdekur 47-vjeçarin Ylber Lezi.

Dyshohet se ai është goditur në kokë me sende të forta.

Bashkëshortja e të ndjerit, Mine Lezi dhe vajza e çiftit A.Lezi kanë thënë se Ylberi ishte në gjumë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit