Nis me debate komisioni hetimor për “Sterilizimin”

Mos i humb

Nën drejtimin e kryetares Albana Vokshi  u zhvillua sot mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja nisi me përplasje mes kryetares së Komiisonit, Albana Vokshi dhe zv/kryetarit Plarent Ndreca.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Po të duroni

Ndrecaj: Po bën konferencë për shtyp, atëherë të ikim ne.

Ndrecaj: Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë kjo mbledhje për arsye se thjesht dhe vetëm referuar deklaratave ju e keni paragjykuar veprimtarinë  e këtij komisioni, keni fyer një parim kushtetues që është, është arsyeja pse jemi ngritur, jemi ngritur për tu mos u paragjykuar, nëse vijojmë me deklarata politike partiake, nëse bëjmë deklarata ndërkohë që kemi këtu për një proces të rregullt ligjor e kemi nisur me një këmbë jo të mbarë, të respektoni parimet kushtetuese. Në lidhje me konstituimin, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur pa një vendim të zbardhur. Do të ishte korrekte të kishim një vendim të zbardhur. Duhet të ezaurojmë pikën e parë që ka lidhje me zbardhjen e vendimit.

Vokshi: Kam diskutuar me drejtoreshën juridike, vendimi është zbardhur, por është vetëm çështje numri në vendimin për ngritjen e komisionit, për sa kohë kjo nuk prek thelbin unë nuk gjykoj se duhet të presim një numër. Nuk mendoj se përbën arsye për të vonuar punën e komisionit.

Vokshi: Nëse keni ardhur për të bërë zhurmë? Pak respekt, do ta merrni fjalën.

Kujtojmë se komisioni u ngrit pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, atë të Shëndetësisë dhe TIMS.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit