“Njerëzia në Jemen është duke vdekur”

Mos i humb

Nobelistja jemenase Tawakkol Karman tha se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Irani e kanë shndërruar Jemenin në një fushëbetejë për matjen e forcave, duke theksuar nevojën për aktualizimin e krizës së Jemenit në agjendën e komunitetit ndërkombëtar.

Duke folur për Agjensinë Anadolli në lidhje me dramën humanitare në vendin e saj, Karman shprehet se aktorët rajonalë që e vazhdojnë luftën në Jemen janë të frikuar nga pavarësimi i Jemenit.

Sipas saj, lufta në Jemen vazhdon ende për shkak të agjendave politike të Arabisë Saudite, EBA-së dhe Iranit.

“Sot në Jemen është duke ndodhur një ngjarje pushtimi. Shkaku i kësaj ngjarjeje pushtimi është roli që EBA luan në këtë vend. EBA e vazhdon këtë luftë duke krijuar milicë ushtarakë në Jemen. Jemeni është shndërruar në një fushë në të cilën Irani dhe Arabia Saudite masin forcat”, vlerëson Karman.

“Irani dhe Arabia Saudite kanë pika të përbashkëta në Jemen. Që të dy duan të kenë kontroll në Jemen. Duan t’i vazhdojnë botëkuptimit e tyre diktatoriale. Një tjetër faktor i rëndësishëm është se të dy palët nuk e duan pavarësinë e Jemenit. Që të dy nuk duan që populli i Jemenit të ketë vullnetin e vet”, shton ajo.

Karman thotë se një çështje e rëndësishme është rritja dhe pazgjidhshmëria e krizave në Jemen dhe në përgjithësi në rajon si rezultat i këtyre shteteve.

“Rrjedhimisht, komuniteti ndërkombëtar duhet ta aktualizojë urgjentisht këtë çështje. Sepse në Jemen është duke vdekur njerëzia. Sepse në Jemen po kryhet krim i rëndë kundër njerëzimit”, potencon Karman, duke shtuar se njerëzit që kanë braktisur Jemenin si pasojë e luftës, përfshirë edhe liderët legjitimë të vendit, e kanë të pamundur të kthehen në vendin e tyre.

“Edhe pse 80 për qind e Jemeni është liruar, fatkeqësisht, loja që luhet nën kryesimin e EBA-së pamundëson që popullatë të zbatojë vullnetin e saj dhe të arrijë qëllimet”, thotë Karman.

– “Bota e harroi Jemenin”

Sipas Karman, edhe pse rajonet e luftrave si Siria dhe Mianmari shpesh aktualizohen në agjendën botërore, drama humanitare në Jemen shpërfillet qëllimisht.

Ajo vlerëson se aktorët globalë që gjenden në rajon kanë agjenda të fshehta mbi Jemenin dhe se për këtë arsye kjo tragjedi përpiqet të fshihet.

“Sipas meje, aryseja e kësaj është se disa duan të bëjnë diçka me Jemenin. Ata heshtën ndaj pushtimit të Lëvizjes Huthi. Heshtën kur populli i Jemenit ngeli i uritur dhe i etur. Heshtën ndaj sëmundjeve të ndryshme, me në krye kolerën…Dhimbjen më të madhe të kësaj gjendjeje e vuajnë populli jemenas, civilët dhe njerëzit e pafajshëm. Jemeni është shndërruar në një vend ndaj të cilit bota i ka mbyllur sytë”, shprehet Karman.

– “Turqia u bë ndërgjegja e njerëzimit në Jemen”

Edhe pse bota i mbylli sytë për Jemenin, thotë më tej Karman, Turqia tregoi përpjekje të mëdha për t’i dërguar ndihma popullit jemenas, duke ndërmarrë aktivitete serioze për ushqim, shëndetësi dhe strehim.

Ajo tregon se si jemenase që jeton në Turqi, ndan mendimet e saj në vende dhe kohë të ndryshme me shumë njerëz rreth asaj se çfarë roli mund të marrë Turqia në lidhje me Jemenin.

“Natyrisht, Turqia kujdeset për çështjen e Jemenit. Unë e vlerësoj rolin që do ta marrë Turqia në lidhje me Jemenin. Jam e mendimit se pozita që do ta ketë Turqia në zgjidhjen e problemit të Jemenit është shumë e rëndësishme”, thotë Karman, për të shtuar se ka realizuar aktivitete shumë të rëndësishme humanitare.

“Turqia u bë ndërgjegja e njerëzimit në Jemen. Në Jemen e përfaqësuan ndërgjegjen e botës”, shton ajo.

Karman shpreson që Turqia të ndjekë politika edhe më aktvie në lidhje me Jemenin, duke besuar se krizën në këtë vend do ta zgjidh Turqia.

“Mendoj se Turqia është vendi i vetëm që do t’i takojë palët ndërluftuese në Jemen. Mendoj se është vendi i vetëm që do t’i mbledhë në një tryezë ata”, thekson Karman.

Karman tregon se aktivitetet e tyre fokusohen më së shumti në gratë dhe fëmijët që janë viktima të luftrave, pasi, siç thotë ajo, ata janë më të prekurit nga konfliktet, ndërkohë që shprehet se do të vazhdojnë të luftojnë derisa të gjitha vrasjet dhe shtypjet në botë të marrin fund.

“Do ta vazhdojmë luftën tonë derisa Asadi të dënohet, derisa emiri i EBA-së Muhammed bin Zayed që bën vepra të liga në Jemen të dënohet. Do të luftojmë derisa sa roli negativ i princit saudit të kurorës Muhammed bin Selman të mos mbetet pa përgjigje”, shprehet nobelistja Karman.

Jemeni është duke u përballur me dhunë që nga viti 2014, kur grupi Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, të cilët akuzojnë Lëvizjen Huthi si aktor i Iranit, nisën një fushatë masive ushtarake në Jemen, duke synuar kthimin e territoreve të marra nën kontroll nga Huthi.

Si rezultat i konfliktit, miliona jemenas janë përballur me mungesë ushqimesh, ndërsa miliona të tjerë supozohet t’i kenë braktisur shtëpitë. Po ashtu, mijëra persona kanë humbur jetën si rezultat i epidemisë së kolerës dhe difterisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit