Nju Jorku kthen policët muslimanë të përjashtuar për mjekër

Mos i humb

Dy oficerë korrektues muslimanë që shërbenin në New York po rikthehen në punë, pasi u pezulluan me rastin e refuzimit të heqjes së mjekrës.

Masa vjen një ditë pasi policët Brian Sughrim dhe David Feliciano ngritën një padi federale kundër agjencisë së burgjeve të New York-ut. Padia argumenton se agjencia ishte diskriminuese ndaj dy burrave dhe i urdhëroi ata të rruajnë mjekrën që e mbajnë për arsye fetare.

Padia shton se oficerët e tjerë korrektues lejohen të mbajnë mjekër apo mustaqe për arsye laike. Avokati i tyre, Joshua Moskovitz, thotë se procesi gjyqësor është “arsyeja e vetme që ata po rikthehen në punë. Ai thotë se proceset gjyqësore do të vazhdojnë përpara, deri në sqarimin e duhur të rrethanave dhe ndalesave.

Një zëdhënës i agjencisë së burgut lëshoi një deklaratë ku thuhet se punonjësit do të marrin pagë të plotë edhe për periudhën e pezullimit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit