Noka thirrje demokratëve të bashkohen, ja çfarë thotë për Lulzim Bashën

Mos i humb

Noka: U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës e cila po zvarritej prej tre vitesh e vërteta se demokratët janë ata që vendosin për partinë. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Do të ketë një mision rrëzimin e këtij narko-regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë të bashkuar ka sot.

Gazetarët: A do t’i bëni ftesë Lulzim Bashës?

Noka: Thirrja është për demokratë shtëpia juaj është partia demokratike. Kjo vlen për çdo demokrat, sigurisht jo për ata që e ndjejnë veten krah Ramës. Ata që e ndjejnë demokratë janë të mikpritur në shtëpinë e tij.

Gazetarët: Mendoni se kjo çështje do të zvarritet edhe më tepër?

Noka: Ky është një vendim i formës së prerë që vjen pas rekomandimit të gjykatës. Sot nuk është ditë për të festuar por është ditë për të vërtetët. Narko-regjimi duhet rrëzuar që Shqipëria të udhëtojë në BE. Ne na bie detyrë ti prijmë kësaj beteje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit