Norvegjia ndihmon Maqedoninë në realizimin e projekteve reformuese

Mos i humb

Zv/kryeministri i Maqedonisë për Çështje Europiane, Bujar Osmani dhe ambasadori norvegjez në Maqedoni, Arne Sannes Bjornstad, nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi i cili ka për qëllim bashkëpunimin në realizimin e projekteve reformuese të Maqedonisë të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt Bashkimin Europian (BE), duke vendosur në dispozicion mes 3 dhe 5 milionë euro.

Siç sqaroi në prononcimin për mediat Osmani, ky memorandum paraqet vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë dhe Sekretariatit për Çështje Europiane dhe vjen në një moment të rëndësishëm kur Maqedonia është në prag të procesit të skriningut.

“Ne do të duhet të vazhdojmë të japim rezultate edhe sa i takon reformave prioritare në tre shtyllat kryesore, gjyqësor, administratë publike dhe shërbimet e inteligjencës, por na pret referendumi dhe zbatimi i marrëveshjes së Prespës (me Greqinë) dhe gjithë kjo ngarkon institucionet për të realizuar tërë proceset paralele në afat të shkurtër kohor”, tha Osman,i i cili pret që kjo ndihmë norvegjeze të jetë shumë e mirëseardhur.

Ambasadori i Norvegjisë në Maqedoni, Arne Sannes Bjornstad, nga ana e tij uroi vendin për ftesën që mori për anëtarësim në NATO, me shpresën se ndihma e ofruar norvegjeze do të kontribuojë në aspektin socio-ekonomik, pasi siç tha, njerëzit parasëgjithash kanë nevojë për gjërat elementare siç janë ushqimi, të cilat varen shumë nga stabiliteti politik i një vendi.

“Ne mund të ofrojmë një ndihmë të vogël, megjithatë barrën kryesore e ka Maqedonia, ndërsa ne jemi të lumtur se mund t’ju ndihmojmë që të realizoni qëllimet”, tha Bjornstad./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit