Nuk është thjesht një erëz, gjethja e dafinës ndihmon shumë me këtë problem që i prek të gjithë

Mos i humb

Edhe pse gjethja e dafinës përdoret më së shumti si shtesë në gatime, nuk duhet të anashkalojmë faktin që kjo bimë është jashtëzakonisht medicinale. Gjethet e dafinës mund të ndihmojnë me të përzierat, lodhjen dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

Një studim tregoi se konsumimi i 3 gram gjethe dafine në ditë ul nivelin e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2. Përveç kësaj, kjo bimë ngadalëson plakjen, ka një efekt qetësues dhe është efektiv në problemet e frymëmarrjes, pasi ndihmon në nxjerrjen e mukusit nga mushkëritë.

Receta për çaj me gjethe dafine

Çaji me gjethe dafine është i shkëlqyer si ilaç kundër kollës sepse ka një efekt qetësues në mukozën e fytit dhe trakesë. Për ta përgatitur ju nevojiten 250 ml ujë dhe 4-5 gjethe dafine. Hidhni gjethet e dafinës të thata ose të freskëta në një tenxhere dhe shtoni mbi të 250 ml ujë të ftohtë.

Kur uji të vlojë, çaji duhet të zihet edhe 5 minuta. Lëreni çajin të mbuluar edhe 10 minuta para se ta pini, më pas kullojeni. Gjethet kanë një shije shumë aromatike, të hidhur dhe të fortë, prandaj çajit mund t’i shtoni pak lëng limoni ose mjaltë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit