Abazoviç për protestat kundër “Open Balkan”

Mos i humb

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, tha se vendimi i Podgoricës për anëtarësimin në Aleancë  është një vendim i mençur. NATO theksoi Abazoviç është një politikë sigurimi.

“Ishte një vendim absolutisht i mençur dhe dëshmi për këtë janë ngjarjet e fundit pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, sepse ne kemi një situatë ku vendet që ishin neutrale deri atëherë dhe askush nuk mund t’i motivonte për t’u bashkuar me NATO-n, Suedinë dhe Finlandën. tani ne tavoline. NATO është policë sigurimi”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë përmirësuar ndjeshëm, por pavarësisht kësaj tha ai duhet ende shumë punë pasi njerëzit ende jetojnë me të kaluarën.

Gjithashtu Abazoviç ka komentuar edhe protestat e zhvilluara në Mal të Zi, ku qytetarët u shprehën të revoltuar kundër Ballkanit të Hapur dhe kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Abazoviç tha se Ballkani i Hapur është një nismë që nuk e pengon Procesin e Berlinit.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt. Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit – ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit