Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuar për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njoftoi se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e gjatë të Kombeve të Bashkuara që vendbanimet hebraike paraqesin një “shkelje e ligjit ndërkombëtar“.
Zëdhënësi i OHCHR-së, Rupert Colville gjatë konferencës javore për shtyp të organizuar në zyrat e OKB-së në Gjenevë, u prononcua në lidhje me deklaratën e ShBA-së se më nuk e shohin si të paligjshme vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor.
Zëdhënësi Colville tha se “Si pjesë e Sekretariatit të OKB, ne vazhdojmë qëndrimin e gjatë të Kombeve të Bashkuara që ‘vendbanimet izraelite paraqesin shkelje të ligjit ndërkombëtar’”.
Në reagimin e tij ndaj deklaratës së ShBA-së, Colville tha se “Ndryshimi i situatës politike të një shteti nuk ndryshon as ligjin ekzistues ndërkombëtar, as interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Këshillit të Sigurimit”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të hënë njoftoi se ata nuk i konsiderojnë më vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor si të paligjshme.
Në Bregun Perëndimor, të okupuar nga Izraeli në vitin 1967, ka rreth 250 vendbanime të paligjshme hebraike. Më shumë se 400 mijë kolonë hebre jetojnë në këto vende.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme.