“Open Balkan”, Zaev e pranon: Me Kurtin kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që të bashkëpunojmë

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka pranuar që me Albin Kurtin ka qëndrime të ndryshme për “Open Balkan”.

Ky qëndrim, sqaroi Zaev nuk është pengesë që të bashkëpunojë në mënyrë të shkëlqyer me Kurtin.

“Në pyetjen rreth Ballkanit të Hapur, ja si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që shkëlqyeshëm të bashkëpunojmë, sepse e kemi detyrë ti shërbejmë qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Zaev.

Albin Kurti e refuzon “Open Balkan”, kurse Zaev është një prej pjesëmarrësve në këtë nismë bashkë me Ramën e Vuçiçin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit