Situata pandemike, Manastirliu: Deri në fund të dhjetorit presim dhe 1.3 milionë doza vaksina

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën e kësaj të enjte i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me menaxhimin e situatës pandemike gjatë vjeshtës.

Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se deri në fund të dhjetorit presin që përpos dozave që janë në dispozicion përmes marrëveshjeve të arrijnë të sigurojnë edhe 1.3 milionë doza të tjera shtesë.

Pandemia ka vënë në një sfidë të gjithë vendet dhe sistemin tonë shëndetësor, ku theksoj se nëse nuk do të ishte vënë fokus në investimet e sistemit shëndetësor përballja me pandeminë do të ishte katastrofike. Vëmendja e qeverisë për të forcuar sistemin shëndetësor na ndihmuan për të përballuar situatën pandemike. Ne kemi shumë mësime të mësuara nga kjo situatë qoftë nga raporti për financimin e sistemit, ku në vitin 2021 qeveria e ndihmuar nga donatorët ka vënë fondin 100 milionë dollarë.

Sfida jonë tashmë është përballja me variantin Delta dhe vaksinimi i qytetarëve. Vetëm përmes vaksinimit ne mund të ndalim impaktin negativ që ka virusi ne synojmë që të rrisnin mbulimin e hapësirës vaksinale.  Ne synojmë intensifikim të vaksinimit, ne kemi arritur që të vijnë deri në 2 milionë vaksina dhe në kuadër të marrëveshjeve me Pfizer dhe në vijim të mbështjetjes të partnerëve ndërkombëtarë presim që në dhjetor presim që të sigurojmë dhe 1.3 milionë vaksina përveç atyre që kanë ardhur. Rritja e mbulesës vaksinale duke u fokusuar tek grupet e rriskuara”, ka thënë Manastirliu.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se sfida kryesore e qeverisë është që deri në pranverë të 2022 të jenë vaksinuar të gjithë personat e targetuar.

“Sfida nuk mbaron vetëm me një përgjigje, por sfida është për të siguruar akses dhe kujdes shëndetësor. Ne sot kemi një armë shumë të fuqishme që është vaksinimi por përpos këtij kemi dhe armë të tjera si maska distanca dhe higjena, nuk duhet ti anashkalojmë, duhet që tu përgjigjemi dhe thirrjeve publike në çdo ambient për të shmangur impaktin e kësaj pandemie. Deri në pranvere të 2022 ne pretendojmë që të kemi vaksinuar të gjithë popullatën e targetuar”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit