Operacioni i drogës në Bërdicë/ U procedua se nuk konstatoi lidhjen e paligjshme të energjisë, koordinatori i OSSHE: Absurde se si …

Mos i humb

Koordinatori i OSHEE, Ramir Haderi i proceduar në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike e cila përdorej si laborator droge ne Berdice, ka reaguar lidhur me këtë procedim nga ana e policisë.

Ai tha se quan absurd këtë procedim te tij, pasi ai thotë se ne detyrat e përcaktuara nuk është e parashikuar askund evidentimi i këtyre rasteve nga ana e tij, pasi këto janë detyra te punonjësve te tjerë dhe jo te koordinatorit.

Ai gjithashtu shprehet se ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit duke marre urdhra verbal nga Drejtori i Policisë Shkodër Hamdi Fjora, i cili sipas Haderit jepte urdhra për arrestimin ose jo të tij.

‘Është absurde se si arrestohen 5 punonjës të OSHEE dhe nuk ndalohet asnjë punonjës policie per këtë rast. Lidhur me ketë rast dhe mënyrën se si ka vepruar policia ndaj tij me presione dhe urdhra verbal, Raderi tha se ai qe duhet arrestuar është drejtori i policisë Shkodër, nëndrejtorët dhe gjithë kupola me radhe. Koordinatori i OSHEE i ben thirrje ministrit te Brendshëm dhe drejtorit te Përgjithshem te Policise se Shtetit qe te hetojne kete rast’, ka thënë ai.

Në kuadër të operacionit në njësinë Bërdicë, u sekuestruan rreth 2 mijë rrënjë cannabis sativa, prej të cilave 1 mijë gati për treg dhe 1 mijë më të vogla, të sapo mbjella.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit