Punësimi me probleme/ Punëtorët vendas të pasigurt, biznesi kërkon të huaj

Mos i humb

Biznesi ka shumë probleme me personat që punëson për shkak se jo vetëm që nuk ka punëtorë por edhe ata që janë në marrdhënie pune janë të pasigurt. Për këtë arsye biznesi kërkon punëtorë të huaj

“Gjithandej shikojmë njoftime punësimi, për profesione të ndryshme”.

Ajo që ekspertët e punësimit vërejnë është, se me të nisur punë, punëtori përballet me një lloj shfrytëzim nga ana e punëdhënësit, pësa i përket orëve të zgjatura, ngarkesës që shtohet, dhe një pagesë jo si ajo që u premtua fillimisht.

Profesionet që po kërkohen janë ato që nuk kërkojnë specializim, si p.sh. menaxher shitjesh, shërbim klienti, hoteleri, kamarier, banakier, pasticier, punëtor brumi. Duke qenë se nuk duan shkollim, por trajnim, e kanë të lehtë ta shkëpusin marrëdhënien e punës.

Kur shikojnë se shfrytëzohen, ata punojnë më mirë në të zezë dhe e marrin atë 500 mijë lekësh të vjetër në dorë. Pa qenë nevoja të punojnë me orë të zgjatura dhe pa bërë pushim jave. Kemi vërëjtur se subjektet po kërkojnë punëtorë nga Bangladeshi, Nepali, Filipinet dhe së fundi dhe nga Egjipti.

Por edhe këta siç është parë, e shfrytëzojnë Shqipërinë si trampolinë për të shkuar më pas në vendet e BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit