PAA fillon riorganizimin për zgjedhjet vendore, Duka: Me ambicie për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës

Mos i humb

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se ka filluar procesi i riorganizimit të strukturave të saj në bazë, për ta finalizuar me Asamblenë Kombëtare.foto galeri

“PAA vjen me ambicie për të marre pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm dhe për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës. PAA po punon për ristrukturimin e programit të saj politik dhe ideologjik, si një parti me sfond agro-mjedisor.foto galeri

Në kushtet kur bujqësia është në degradim dhe kur fermerët po përballen gjithnjë e më shumë me probleme që lidhen me kushtet klimatike dhe politikat qeverisëse, PAA e ka për detyrë të pozicionohet në krah të këtij sektori, jetik për ekonominë e vendit. Jo thjeshtë me fjalë, por me një platformë të qartë zhvillimi afatgjatë.foto galeri

Në kushtet kur situata mjedisore nuk po përmirësohet, përkundrazi problemet po mbulohen përmes shfaqeve qeveritare me aksione pastrimi, PAA e ndjen sërish për detyrë të vijë me një platformë për çështjet mjedisore.

Programi dhe objektivat e kësaj partie në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit do të jenë edhe përcaktues në vendimmarrjet politike të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e bërë përmes Facebook.

 

 

 

foto galeri

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit