Parisi, në mëshirën e ujërave të Senës

Mos i humb

Parizienët janë lajmëruar që të qëndrojnë larg lumit Sena, që vazhdon të rrisë nivelin duke përmbytur rrugët rreth tij, disa zona të kryeqytetit francez dhe gjithashtu duke penguar ndjeshëm transportin publik.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo mblodhi grupin e krizave dhe tha se, autoritetet janë në gatishmëri për çdo zhvillim.

Me nivelin e alarmit në “portokalli”, një shkallë larg atij “të kuq”, edhe ushtria franceze është dislokuar në Paris për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura dhe të atyre, që uji i Senës pritet të përfshijë në orët në vazhdin.

Niveli i Senës ka kaluar lartësinë 6 metra dhe autoritetet presin që shumë shpejt të kalojë rekordin shekullor prej 6.1 metrash.

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit janë bllokuar rrugët pranë lumit, tunelet e metrosë dhe sigurisht i gjithë trafiku mbi Senë, pasi varkat nuk janë në gjendje të kalojnë poshtë urave.

Sena është e njohur për “shtëpitë varkë” përgjatë saj dhe banorët e tyre ishin të parët që u evakuuan. OSBE-ja, e cila i ka zyrat qendrore në Paris, shfrytëzoi rastin për të nxitur autoritetet franceze që të marrin më shumë masa ndaj Senës, e cila vit pas viti kërcënon më rëndë kryeqytetin francez./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit