Partia e Lirisë: Mbështesim kërkesat e studentëve të Mjekësisë

Mos i humb

Lëvizja Rinore për Integrim mbështet kërkesat e studentëve të Universitetit të Mjekësisë që kërkojnë të përfshihen në konsultimet për hartimin e ligjit të ri, i cili përcakton detyrimin për kryerjen e 3 viteve punë pas përfundimit të studimeve në Shqipëri.

Ata po ashtu kërkuan përfshirjen në procesin e konsultimeve ndërsa paralajmëruan se po përgatisin një draft të tyrin, për të cilin u shprehën se u lind e drejta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarja e kryesisë së PL-së, Arla Merja në një deklaratë për shtyp tha se studentët duhet të dëgjohen, të jenë pjesë e procesit dhe jo të vendosen sipas saj, “para faktit të kryer me arrogancën e kartonave të kësaj qeverie që nuk i ka pasur kurrë prioritet të rinjtë”.

Partia e Lirisë, theksoi ajo, ka një projekt madhor për 20 vitet që vijnë, përmes së cilit synojnë ndalimin e shpopullimit dhe investimet në arsim.

“Investimin në edukim ne e shohim si investim tek kapitali njerëzor. Ky plan parashikon dyfishim të buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin do të jetë mbi mesataren e vendeve të BE”, u shpreh Merja.

Sipas saj, investimi në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB-së.
“Aktualisht, buxheti i vitit 2024 financon në vlerën 2.29% e PBB, më i ulëti në rajon. Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit, deklaroi Merja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit