PD padi në SPAK për projektin e Eko-Park në Durrës

Mos i humb

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat nga selia blu u shpreh se do të depozitojnë një kallëzim në SPAK për aferën korruptive me Eko-Park Durrës në zonën e Porto Romanos.

“Shkelje ligjore për mega aferën korruptive, Eko-Park Durrës. Në skenë del përsëri kompania e Klodian Zotos. Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për Porto Romanon. Tender për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës. U bë procedurë me negocim, pa procedurë paraprake. Nuk u njoftua askush dhe nuk iu dha llogari askujt”, u shpreh Bozdo.

Ndërkohë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh gjatë konferencë se kemi të bëjmë me zhvatje masive e fondeve publike.

“Rama ka kryer vepër penale nga më të rëndat, nga korrupsioni te shpërdorimi i detyrës”, u shpreh Kaso.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit