Po mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Mos i humb

Në qytetin e Shkodrës po mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Fillimisht është organizuar ceremonia zyrtare e pritjes së kabinetit qeveritar të Malit të Zi, ndërsa më pas ka filluar mbledhja e përbashkët qeveritare.

Pas mbledhjes do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa më pas kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dushko Markoviç, do të mbajnë një konferencë për mediat.

Gjithashtu është planifikuar të mbahet edhe forumi i përbashkët i biznesit mes dy vendeve.

Kujtomë se më parë janë mbajtur disa mbledhje të përbashkëta qeveritare Shqipëri-Kosovë, ndërsa vitin e kaluar u mbajt edhe mbledhja e përbashkët qeveritare mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit