Qeveria e Kosovës është duke u përballur me konteste gjyqësore, të cilat rrjedhin si pasojë e formulimit dhe zbatimit joadekuat të kontratave publike.
Këto kontekste gjyqësore tregojnë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera publike nuk kanë arritur të dizajnojnë kontrata të plota dhe të respektojnë detyrimet që dalin nga marrëdhëniet e tilla kontraktuale, kështu është shprehur përfaqësues i i Instituti Rinvest Alban Hashani gjatë publikimit të raportit të organizatës KFOS.
Hashani ka folur për pesë kontratat të nënshkruara nga institucionet e Kosovës të cilat thotë ai i kanë sjellë humbje Kosovës me 170 milion euro.
Kontrata e parë në raportin e KFOS kishte të bëjë më kërkesën e kompanisë Bechtel-Enka e cila ka kërkuar 63 milion euro shtesë Qeverisë së Kosovës në emër të ndëshkimeve për shkak të vonesave në pagesa nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe rastin e shtypshkronjës shtetërore austriake kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve shkëputen kontratën, në të cilën Qeveria e Kosovës duhet të pagujë 5.6 milion euro si dëmshpërblim.
Hashani me teje shprehu edhe rastin e Z-Mobile kundër Telekomit të Kosovës, ku TK detyrohej ti paguajë 30 milion euro për shpërblim të dëmit për mos përmbushjen e detyrimeve të kontratës, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.
Kontrata e mëtutjeshme sipas KFOS është edhe mosmarrëveshja për investime me seli në Paris që lidhet me padinë e kompanisë ACP Axos Capital GmbH kundër Qeverisë së Kosovës të iniciuar në procesin e privatizimit të TK- së, ku Ministria e Zhvillimit Ekonimik në dhjetor të vitit 2013 ishte tërhequr nga procesi i privatizimit për shkak të keqmenaxhimit të TK-së dhe eksopzimit të saj ndaj riskut të madh financiar.
Në fund, Hashani theksoi edhe kontratën e pestë e cila kishte të bëjë më dështimin e procesit të privatizimit të Brezovicës në vitin 2016 si rrjedhojë e të cilit ka dështuar edhe procesi i shpronësimit./Kosova Post/


