Polonia ndalon hyrjen e gazetarëve në kufirin me Bjellorusinë

Mos i humb

Presidenti polak Andrzej Duda  këtë të mërkurë ka nënshkruar një ligj që kufizojë futjen  e organizatave humanitare dhe gazetarët në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas mediave ky është një ligj goditje për partitë opozitare, të cilat mbrojnë qasje të pakufizuar në media. Sipas gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u shpall në kufi në shtator, ajo skadon në mesnatë.

Opozita polake pretendon se qëllimi i ndalimit është mbulimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa qeveria thotë se masat kufizuese janë të nevojshme për arsye sigurie. Sipas rregullave të reja, ministri i brendshëm mund të kufizojë hyrjen në zonën kufitare, pas konsultimit me kreun e shërbimit kufitar.

Megjithatë, gazetarët dhe OJQ-të mund të hyjnë në bazë të vendimit të drejtuesve të kontrollit vendor të kufirit. Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski tha se do të urdhëronte një ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën përreth kufirit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit