Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike.
Nga 6882 anëtarë të Kuvendit, të pranishëm janë 3721 anëtarë, pra më shumë se gjysma.
Të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së janë ftuar përfaqësues të partive opozitare si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.
I pranishem në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së janë edhe kritikët e Lulzim Bashës, si Eduard Selami, Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, ndërkohë që mungojne Astrit Patozi apo Jozefina Topalli.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se ndryshimet në statut garantojnë zgjerimin e bazës së vendimmarrjes. Ristani tha se marrëveshjet politike para dhe pas zgjedhore i përkasin Këshillit Kombëtar, ndërkohë që zgjedhja përmes parimit një anëtar një votë i jep më shumë fuqi anëtarësisë së partisë dhe strukturave në bazë, si kryetarët e grupseksioneve.
© SYRI.net


