Presidenti i INTERPOL: Shqipëria, shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar

Mos i humb

Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi në konferencën e 51-të Rajonale të Interpol, që mbahet në Tiranë, vlerësoi si mjaft të rëndësishëm rolin e Shqipërisë në INTERPOL, si një shembull pozitiv të bashkëpunimit.

Ai po ashtu evidentoi krimin kibernetik dhe krimin e prodhuar nga flukset migratore, si dy nga sfidat më të rëndësishme.

“Meqenëse flasim për bashkëpunimin është e rëndësishme të pranojmë lidhjen mes Interpolit dhe Europës. Bashkë ne ndajmë burimet dhe ekspertizën më të mirë, në çështjen që kanë të bëjnë me interesat tona të përbashkëta. Me partnerë rajonal dhe agjencive policore, si për shembull EUROPOL, EUROJUST dhe FRONTEX”, tha Al-Raisi.

Sipas tij në vitin 2023 janë kryer një seri operacionesh të suksesshme.

“INTERPOL me mbështetjen e partnerëve ka bërë progres të rëndësishëm në operacionet në Evropë. Kemi kryer 4 operacione kryesore me 29 vende anëtare. 505 automjete të vjedhura janë kapur, 2000 pjesë të këtyre automjeteve gjithashtu janë sekuestruar. Po ashtu konfiskuam 2.3 tonë drogë ilegale. Një operacion i koordinuar kundër korrupsionit u vunë në jetë bashkë me autoritetet franceze, britanike e të SHBA. U ndaluan në Moldavi 4 të identifikuar dhe u identifikuan shumë të tjerë. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj. Duhet të bëjmë gjithçka që është mundur për të ruajtur vlerat që në kemi”, tha Al-Raisi.

“Do doja të theksoja rolin e Shqipërisë si pjesë e INTERPOL. Që nga koha kur është anëtarësuar, më 4 Nëntor 1991, Shqipëria ka qenë një pjesëmarrëse aktive në të gjithë përpjekjet tona, bashkëpunuese, kolektive. Angazhimi i tyre në operacion është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo iniciativë ka për synim ndalimin e krimit kibernetik, transnacional, ka patur të gjitha këto arritje shumë të rëndësishme, përfshirë uljen deri në 70 për qind e serverëve të kontrollit dhe komandës dhe identifikimin e 1300 adresave IP të dyshimta. Pjesëmarrja e Shqipërisë reflekton vlerat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrit sigurinë kibernetike”, tha presidenti i INTERPOL, Al-Raisi.

Al-Raisi shtoi gjithashtu se “përgjatë ditëve në vazhdim, pres që të mësojmë nga eksperiencat tuaja, të diskutojmë rastet më të mira dhe zgjidhjet për të mbështetur agjencitë ligjzbatuese, dhe më e rëndësishmja, për të përmirësuar partneritetin tonë. Së bashku jemi më të fortë dhe së bashku mund ta bëjmë botën një vend më të sigurt për të gjithë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit