Scholz u kërkon perëndimorëve forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Mos i humb

Kancelari gjerman Olaf Scholz u kërkon aleatëve perëndimorëve të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Në një konferencë ndërkombëtare në Berlin, ku merr pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman Olaf Scholz u kërkoi aleatëve perëndimorë ”të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, e cila ka shumë nevojë për të përballuar bombardimet ruse”.

”Ajo që ushtria ukrainase ka më shumë nevojë sot janë municionet dhe armët, veçanërisht për mbrojtjen ajrore”, deklaroi ai duke kujtuar veçanërisht se Berlini ka vendosur të dorëzojë sistemin e tretë të mbrojtjes ajrore ”Patriot”.

“Unë do të doja t’i kërkoja të gjithëve këtu sot që të mbështesin iniciativën tonë të mbrojtjes ajrore ukrainase me gjithçka që është e mundur”, theksoi ai.

Ai shtoi se ”nuk do të ketë asnjë fitore ushtarake… e as nuk do të ketë paqe të diktuar nga Vladimir Putin në luftën që ai po bën kundër Ukrainës”.

“Promovimi i këtij ndërgjegjësimi është sfida e samitit të paqes që do të mbahet këtë fundjavë në Zvicër”, tha lideri, duke shtuar se ”aleatët do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit