Protestat e dhunshme pas shpërthimit të 4 gushtit/ Policia shpërndan me gaz lotsjellës turmat, japin dorëheqjen 9 deputetë dhe 3 ministra

Mos i humb

Situata aktuale në kryeqytetin libanez, Bejrutin por dhe në mbarë Libanin është shumë e vështirë. Kjo pasi shpërthimi i katër gushtit ka ngjallur shumë zemërim tek qytetarët të cilët mendojnë se qeveria e tyre është e korruptuar dhe nuk ndihmon popullin, e për këtë aryse mijëra libanez janë ngritur në protesta të dhunshme prej 4 ditësh.

Nga shpërthimi tragjik i së martës së kaluar kanë mbetur të vdekur të paktën 158 persona dhe janë plagosur 6 mijë të tjerë, ndërsa dëmet materiale janë jashtëzakonisht shumë të mëdha. Ndërkohë sa i përket kësaj situate të rëndë, ditën e djeshme u mblodh Samiti i ndihmës ku morën pjesë shumë lider ndërkombëtarë, përfshirë edhe vet Presidentin amerikan Donald Trump. Nga samiti online u mësua se jan mbledhur 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejrut, të cilët kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Shumat do të transferohen përmes KB, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, për t’ua dhënë direkt banorëve të Bejrutit, banesat e të cilëve janë rrafshuar, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur njerëzit e dashur si dhe janë plagosur.

Ndërkohë që situata vijon të mbetet e njëjtë me protesta të dhunshme, ku qytetarët kanë arritur të “mposhtin” disa ministri dhe Institucione të tjera shtetërore, të paktën 9 deputetë dhe 3 ministra të Qeverisë së Libanit kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit