Protestohet kundër Asociacionit: Marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Mos i humb

Dhjetëra protestues sot e shprehën kundërshtimin e tyre për formimin e Asociacionit. Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe më pas vazhdoi deri te objekti i qeverisë, duke bërë thirrje që të mos formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dashamir Uruçi nga Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile tha se asociacion është copëzim i vendit dhe se për këtë duhet të protestohet pa u ndalur.

“Jemi të bindur se propozimi franko-gjerman, urtë e butë po e çon ujin në mullirin e Serbisë. Me këtë shqetësim të madh u bashkuan edhe senatorët e kongresmen amerikan. Kongresmeni Menendez në pyetjet që ia bëri këto ditë Escoborit hodhi dyshimet të mëdha për asociacionin, duke theksuar se një gjë e tillë mund ta cenojë Republikën e Kosovës, integritetin e sovranitetin e saj në të ardhmen. Evropës duket që nuk i intereson më fati i popullit shqiptar të Kosovës dhe ky shihet qartë te qëndrimi që po mbahet aktualisht ndaj saj”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se kjo marrëveshje nuk është as ndërkombëtare dhe Kosova nuk ka asgjë për të dhënë.

“Shqiptarët duhet të punojnë për ta ndalur Asociacionin, e ndërkohë institucionet evropiane duhet ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe raportet që duhet të kenë me Kosovën dhe shqiptarët në tërësi. Jemi një popull i grabitur nga të gjithë fqinjët tanë, të cilët kanë ngritur shtetet e tyre mbi tokat dhe pasuritë e popullit shqiptar. Kjo grabitje është bërë në sytë e Evropës dhe nuk kemi më çfarë t’i japim askujt. Asociacioni, ky emër modern dhe i ndërlikuar së koti është thjesht një shkyerje e re e trojeve shqiptare”, shtoi ai.

“Ne jemi për një Kosovë sovrane dhe neutrale, le ta dinë miqtë dhe armiqtë, ne presim miqtë me tëra të mirat se nuk jemi tradhtarë. Por, ata duhet ta dinë që jemi sovran në këtë vend, jemi zot të kësaj toke. Apeloj edhe një herë dhe betohem se asnjë shqiptar, le t’i lënë anash ja sot ja kur, Kosova minimum duhet të ketë pavarësinë e plotë. Pse duhet të jenë serbët në rend të parë, e shqiptarët e mjerë sa herë që qohen në kryengritje fitojnë pak liri, Evropa shtrigë dhe aleatë tjerë nga një ëmbëlsirë ju japin serbëve nga trupi jonë”, u shpreh ai.

Emin Aliu, i cili protestoi sot në sheshin “Skënderbeu” tha se kjo marrëveshje nuk duhet të pranohet, meqë është e dëmshme për Kosovën.

“Kemi dalë kundër Zajednicës që po i thonë. Se kjo është e dëmshme, së pari është një etnike. Kjo edhe me planin e Ahtissarit nuk ka qenë e paraparë, por këta ja kanë ngjit atë bisht. Ata që e kanë nënshkruar, ia kanë ngjitur edhe bishtin se ka qenë edhe me planin e Ahtissarit. Plus asaj po e formojmë Zajednicën, çka pas Zajednicën. U dashtë me na tregua, planet, projektet se çka vjen pas Zajednicës”, përfundoi ai.

Gjatë ditës së sotme, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier priti në takim përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin.

Pas diskutimit, Hovenier falënderoi të gjitha palët e takimit, derisa shtoi se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit