PSD: Qeveria ka kohë deri në mars t`i shkarkojë zv.ministrat

Mos i humb

Partia Socialdemokrate pret që edhe kërkesa e fundit e kësaj partie kundrejt ekzekutivit të përmbushet e që është Ligji për Qeverinë.

Në një konferencë për media, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, bëri të ditur se nga Qeveria kanë marrë zotimin se ligji do të kaloj së shpejti.

Sipas saj, Qeveria obligohet ta kryej premtimin që ta zvogëlon numrin i zëvendësministrave deri në mars të këtij viti.

“Pas shkarkimit të ish-ministrit Rikallo, i cili i hapë rrugë Ministrisë së Bujqësisë edhe kërkesat tjerë janë realizuar tashmë. Ndonëse në këto 3 ligje, Ligji për Administratën Shtetërore, Ligji për Pagat dhe Zyrtarët Publik kemi vërejtje në përmbajtjen e tyre megjithatë arritëm t`i realizojmë. Përmes këtyre ligjeve për herë të parë në Kosovë vendoset rendi. Një kaos i ngjashëm ekziston është në sektorin e pensioneve”, tha Pantina, raporton EO.

“Më së paku në mars qeveria obligohet ta sjellë ligjin për qeveri në Kuvend. Nuk do jetë më numri i madh i zv.ministrave”, shtoi ajo.

Pantina tha se PSD-ja është e gatshme të bashkërendohet më LVV-në dhe LDK-në për rrëzimin e Qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit