
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kryeministrin e Izraelit, Binyamin Netanyahu, kanë biseduar gjendjen në Siri dhe marrëdhëniet bilaterale.
Në deklaratën e bërë nga zyra e shtypit e Kremlinit thuhet se Putin dhe Netanyahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
“Janë trajtuar çështjet si bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të Sirisë si dhe vizita e planifikuar e Putinit në janar të vitit 2020 në Izrael”, thuhet në deklaratë.


