Qeveria e Kosovës merr vendim për numrin e zv/ministrave

Mos i humb

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka krijuar Komisionin për hartimin e Projektligjit për Qeverinë.

Ky ligj, nga kryeministri Haradinaj është cilësuar si shumë i rëndësishëm dhe si një ligj që do të definonte edhe numrin e ministrive dhe zëvendësministrave.“Qeveria është kjo që është dhe është funksionale, po i kryen punët e veta, mirëpo si qeveri e vendit dhe si ved që po aspirojmë të bëhemi anëtar i BE-së. Ligji për qeverinë është i nevojshëm, një ligj i cili do të definonte numrin e resorëve, numrin e ministrive, numrin e gjithë përgjegjësve, përfshirë zëvendëskryeministrat, dhe zëvendësministrat”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe qeveria Haradinaj është kritikuar shumë për numrin e madh të zëvendësministrave në dikasteret përkatëse./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit