Qeveria synon ta ulë skepticizmin e BE-së duke përmbushur detyrat e 2016-s

Mos i humb

Detyrën e lënë anash prej dy vjetësh, Qeveria synon ta përmbushë në një procedurë urgjente, shkaku i skepticizmit europian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës.

Për ta zbutur këtë skepticizëm, ekzekutivi i ka kërkuar Kuvendit që të martën t’i miratojë ndryshimet në katër ligje.

Kodi Penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe Projektligji për përgjegjësinë disiplinore, janë katër dokumente që, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, kërkojnë prioritet për miratim në Kuvend.

Krahas tyre, janë listuar edhe tri të tjera, të një urgjence më të vogël shkruan koha ditore jan: Projektligji për gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial. Me miratimin e tyre, synohet të merret vlerësimi i Bashkimit Europian për “avancim” në procesin e kryerjes së detyrave të shtëpisë nga Kosova./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit