Rama dhe Veliaj inspektojnë kantieret e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantiere të hapura; të hënën miratojmë 250 të fundit

Mos i humb

Denoncimi i PD: Njerëzit u lanë pa shtëpi për t’u përdorur në fushatë. Banesat individuale, premtim i pambajtur i Ramës dhe Veliajt

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se njerëzit janë lënë pa shtëpi, me qëllim që...

Numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikën tejkalon shifrën 52 mijë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë...

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

Dyshonte se ishte prekur me Covid-19, burri tenton vetëvrasjen, pret damarët në banesën e tij në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë.  Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten,...

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan punimet për rindërtimin e banesës së familjes Lame në Lanabregas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.

“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit. Pastaj, do të bëjmë një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak vetëm për të adresuar ndarjen e kurorave. Pra, do i kthejmë dy shtëpitë mbrapsht dhe do prodhojmë një vendim tjetër për katër, që të jemi në rregull edhe me ligjet e shtetit, edhe me transparencën që ju e keni theksuar që duhet të ruajmë çdo dokument”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht spekulantëve, i gjithë procesi është transparent duke respektuar gjithë procedurat ligjore dhe ruajtur dokumentacionin e plotë. “Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”, deklaroi Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Galaxy S20 FE do të marrë One UI 3.0 (Android 11) më shpejt sesa pritej

Në fillim të kësaj jave, Samsung ka publikuar udhërrëfyesin për azhurnimin One UI 3.0, duke konfirmuar planet për azhurnimin e mbi 40...

Presidenti Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një...

Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur, dy të plagosur

Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër...

Facebook do të fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të...

Pas 40 vitesh banim në shtëpinë e tij, i moshuari bën zbulimin e pazakontë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 68-vjeçar ka zbuluar një bodrum që shërbente si strehë të sulmeve ajrore...