Rama takim me bashkatdhetarë në Athinë: Mezi pres të jem me ju më 12 maj!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku do të takohet me emigrantë shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.

E teksa mbeten pak ditë, kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se mezi pret që të takohet me shqiptarët në Greqi.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe me shqiptarët e Italisë, Rama do të takohet para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj Rama të jetë në Milano.

Në Londër, kreu i qeverisë do të jetë më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit