Regjimi sirian “intercepton raketë që kishte për cak provincën Hama”

Mos i humb

Regjimi sirian ka shkatërruar një raketë që vinte nga Libani verior drejt provincës perëndimore Hama, njofton agjencia e lakmeve SANA.

Mbrojtja ajrore e regjimit ka vërejtur një “objektiv armiqësor”, duke iu referuar raketës, që vinde nga Libani fqinj drejt qytetin Masyaf, shkruan SANA duke cituar burime anonime ushtarake.

“Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore u përball me objektivin dhe e shkatërroi atë përpara se të arrinte cakun e tij”, tha burimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Raporti nuk e zbuloi as burimin e raketës.

Megjithatë, SANA theksoi se sistemet e mbrojtjes së regjimit kishin zmbrapsur raketa armiqësore amerikane dhe izraelite “shumë herë gjatë viteve të fundit”.

Sipas mediave izraelite, qyteti Masyaf mbrohet nga sistemi rus S-300.

Siria është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit