Rikthehen protestat në SHBA, plagosen 21 policë dhe vritet një demostrues

Mos i humb

Protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer përsëri dhe kësaj radhe në Portland, Oregon, ku demonstruesit janë përplasur dhunshëm me efektivët të cilët përdorën gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Dyzet e pesë persona u arrestuan ndërsa 21 oficerë u plagosën.

Ndërsa në Austin të Teksasit një njeri u vra gjatë një marshimi. Policia tha se viktima mund të ketë qenë duke mbajtur një armë dhe është afruar në një automjet, ku më pas një person ka qëlluar dhe e ka vrarë.

Ashtu si Portland, Seattle ka parë protesta të gjera kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë që nga vdekja e George Floyd në maj. 

Në Los Angeles, protestuesit u përleshën me oficerët përpara gjykatës federale. Gjykata federale në Portland ka qenë qendra e demonstratave kaotike për javë të tëra, e cila vazhdoi përsëri në mëngjes të dielën, pasi mijëra morën pjesë në marshime rreth qytetit, në ditën e 59-të radhazi të protestave atje. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit